Prishtinë, 11 qershor, NOA - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka ndryshuar qëndrimin e tij sa i përket amendamentimit të ligjeve që burojnë nga Plani i Ahtisaarit.
Dy-tri javë më parë Krasniqi kishte deklaruar se nuk mund të ndërhyhet në ndryshimin e ligjeve të Ahtisaarit, përderisa nuk verifikohen në praktikë ato ligje. Mirëpo, qëndrimi i Krasniqit tashmë ka ndryshuar. Sipas tij, Kuvendi është i gatshëm të miratojë kërkesat për amendamentim ligjesh, edhe nëse ato vijnë për ndryshimin e ligjeve të planit të Ahtisaarit. Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë thonë se mund të ndryshohen ligjet e Ahtisaarit nëse nuk janë të zbatueshme, por deri tash nuk është marrë ndonjë nismë e tillë.
n.e/NOA