English

Matura Shtetërore, sot zhvillohet testi i Matematikës për 40 mijë maturantë

Tiranë, 11 qershor, NOA - Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet testimi për matematikën për rreth 40 mijë maturantë në rang vendi.

I përfshirë në kuadrin e Maturës Shtetërore, ky provim pason atë të Letërsisë që u zhvillua pak ditë më parë me maturantët.

Agjencia Qëndrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), nga ana e saj, ka bërë të ditur se ky test do të përmbajë 25 pyetje, të cilat do të vlerësohen maksimalisht me 50 pikë.

Është parashikuar që 60 përqind e tezës së provimit do të jetë nga temat tashmë të shpërndara në programet orientuese për lëndët e provimit. Profili i shkollës së mesme do

të specifikojë dhe llojin e testit që maturanti do të plotësojë në ditën e provimit.

Pyetjet e testit do të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë dhe me shtjellim të

argumentuar. Me mbylljen e këtij provimi, rregullorja për 2009-n përcakton se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore.

n.e/NOA

KOMENTE