Shkodër, 11 qershor NOA - Aleanca "Poli i Lirisë" zhvilloi sot një takim me banorët e qytetit të Shkodrës.
Kandidati i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë Aleksandër Meksi u shpreh për krijimin e një fondit të realizueshëm për ish pronarët dhe ish të përndjekurit.
"Ne do ta zgjidhim përfundimisht këtë çështje brenda 2009, ashtu edhe çështjen e të përndjekurve për të përcaktuar përfundimisht afatin, mënyrën e ndarjes se cilat janë tokat dhe fondet për kompensim, kështu të ndahen jo me short si sot, por secili të jetë i barabartë në atë që përfiton. Pra krijimin e një fondi të përgjithshëm për të përndjekurit dhe një fondi të kompensimit të ish pronarëve" deklaroi Meksi.
k.k/NOA