Tiranë, 11 qershor, NOA - Ndeshja miqësore e futbollit mes ekipit kombëtar shqiptar dhe atij të Gjeorgjisë, zhvilluar në stadiumin "Qemal Stafa" ka përfunduar me rezultatin e barazimit 1 me 1.
Ky takim përbënte edhe sfidën e dytë të trajnerit të ri, Josip Kuzhe, i cili ka marrë në dorë drejtimin e Kombëtares shqiptare pas largimit të ish-trajnerit Ari Haan.
Pas humbjes në ndeshjen me Portugalinë, po në stadiumin "Qemal Stafa", trajneri i ri i Kombëtares shqiptare Josip Kuzhe, ka dashur t'i tregojë publikut shqiptar në ndeshjen me i cili kërkon t'i tregojë publikut se ai e mori në dorë ekipin tonë, pas largimit të Ari Hann, për ta çuar në fitore dhe jo humbje.
Në ndeshjen me ekipin e Gjeorgjisë ka qenë një formacion krejt ndryshe i ekipit tonë kombëtar nga ai që u përball me Portugalinë ditën e shtunë, ndërsa i nxehti i madh nuk ndihmoi në zhvillimin e një loje cilësore.
Gjeorgjianët arritën të kalonin në avantazh pas vetëm dy minutash lojë me anë të Tvalishvilit, që shfrytëzoi saktë një krosim nga e majta.
Shqipëria pati dy mundësi të mira në minutat 20 dhe 21, por në fillim Kapllani e më pas Salihi, nuk arrijnë të shënojnë.
Kombëtarja shqiptare ka barazuar vetëm në minutën e 59-të, me një goditje të fortë të Agollit nga distanca.
Pavarësisht se kjo ndeshje ishte veçse një miqësore, që të dyja palët kërkonin medoemos fitoren ndaj njëri-tjetrit.
n.e/NOA