English

Qeveria miraton rritjen e pagesës mujore për të verbrit

Tiranë, 11 qershor NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen "Zonë ekonomike" me statusin "Zonë e lirë" një territor me sipërfaqe 478.14 ha në Vlorë.

Ky vendim ka si qëllim krijimin e klimës sa më Â tërheqëse për thithjen e investimeve të huaja dhe vendase, duke ndikuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik të kësaj zone. Zona do të jepet me koncesion të formës "BOT".

Ndërkohë që po sot qeveria miratoi vendimin për rritjen e pagesës mujore të personave me statusin e të verbrit.

Ky vendim rrit pagesën për personat që kanë statusin e të verbrit dhe të kujdestarëve të tyre nga 8700 lekë në muaj që është aktualisht në 9800 lekë në muaj.

Gjithashtu vendimi parashikon indeksimin e kësaj pagese çdo vit me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi.

k.k/NOA

KOMENTE