Nga korrespondenti i Agjencisë NOA
Athinë, 11 qershor, NOA - Autoritetet greke kanë vendosur që për një periudhë 101 ditore, nga 19 qershori deri më 30 shtator të hapin kufijtë për emigrantët shqiptarë.
Vendimi erdhi enkas për shqiptarët, për shkak të procesit të pritshëm zgjedhor më 28 qershor në vendin tonë dhe do të ketë fuqi ligjore edhe për tërë sezonin veror.
Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme e Greqisë, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA, se vendimi është nënshkruar nga zëvendësministri Hristos Markojanakis.
Qarkorja i është dërguar që sot të gjitha vendkalimeve kufitare greke në drejtim të Shqipërisë, për t'u vënë në zbatim duke nisur nga data 19 qershor dhe deri më 30 shtator 2009.
Urdhri i Markojanakis, përcakton se të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët jetojnë aktualisht në Greqi, mund të hyjnë dhe dalin lirisht në Shqipëri dhe vendin fqinjë, pavarësisht nëse kanë një leje qëndrimi me kohëzgjatje të vlefshme.
Zëvendësministri, në qarkoren e tij e cila vjen në zbatim të ligjit 3386 të datës 23 gusht 2005, përfshihen shtetasit shqiptarë që qëndrojnë legalisht në Greqi "Për shkak të kushteve specifike, në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare më 28 qershor 2009, etj), si dhe për kohëzgjatjen e vlefshmërisë së këtij vendimi, jepet mundësia për të lejuar të gjithë të huat, pavarësisht nga kombësia, për të vizituar vendin e tyre deri në dy herë radhazi.
Në fakt, në të gjitha qarkoret e mëparshme të qeverisë greke, hyrje-dalja ishte e lejuar vetëm një herë, kurse këtë radhë, për shkak të zgjedhjeve, kjo lejohet dy herë në kohë të ndryshme brenda 101 ditëve. Të huajt të cilët aplikojnë për rihyrje në Greqi, duhet të disponojnë: a) pasaporta ose dokument udhëtimi të tjera të njohur nga Greqia dhe me afat të vlefshëm skadence b) Certifikata e Lloji A (blu) që vërteton se kanë paraqitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar për rinovimin e lejes fillestare ose çertifikatën e vendbanimit Emigrantët duhet të kenë parasysh se mundësia e daljes dhe rihyrjes, nuk i ofrohet asnjë personi që posedon një çertifikatë e cila nuk është dhënë në përputhje ligjin, si dhe për ata persona të cilët janë ndjekur penalisht dhe mbi ta rëndojnë kushte kufizuese. Te këta të fundit, përfshihen edhe ata shtetas të huaj të cilëve u është kërkuar që të lënë Greqinë.