English

Aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, plagoset motiçiklisti

Shkodër, 12 qershor, NOA - Një aksident i ndodhur ditën e djeshme rreth orës 06.00, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Bahçallëk", Shkodër, ka bërë që drejtuesi i një motoçiklete tip "Lifan" pa targa, të plagoset rëndë.

Xhevahir K., vjeç 28, lindur e banues ne fshatin "Barbullush" Komuna Bushat, Shkodër, si rezultat i humbjes së kontrollit, është përplasur me tirantin mbajtës të shtyllës telefonike.

Sipas burimeve policore për agjencinë NOA, i aksidentuari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ne këtë spital, është dërguar në Spitalin "Nënë Tereza" Tirane, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë L. K, vjeç 32, lindur e banuese ne fshatin "Barbullush" Komuna Bushat, e cila udhëtonte si pasagjere me motoçikletën e lartpërmendur, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes grupi hetimor,i cili ka kryer veprimet e duhura procedurale dhe hetimore, si dhe materialet ne ngarkim të Xhevahir K. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ai do të gjykohet në gjendje të lirë, për veprën penale të "Drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie".

r.d/NOA

KOMENTE