English

Brazili fiton me Paraguain, Kaka: S'jemi kualifikuar ende në Botëror

Tiranë, 12 qershor NOA - Brazili kaloi në krye të grupit të Kualifikueseve të Amerikës së Jugut, pas fitores që shënoi me Paraguain.

Salvador Kabanas kaloi Paraguain në epërsi, në '26. Sulmuesi realizoi golin e tij të gjashtë kundër Brazilit, në 14 ndeshje eliminatore.

Nga ana tjetër, brazilianët Robinjo dhe Nilmar shënuan secili nga një gol për ekipin tyre, duke e zhvlerësuar epërsinë e miqve.

Të zotët e shtëpisë e nisën shumë mirë në lojë, teksa Robinjo dhe lojtari i ri i realit të Madridit, Kaka vunë në provë portierin Vilar në disa raste.

"Ishte një ndeshje e vështirë, por ne fituam dhe hodhëm një hap tepër të rëndësishëm, drejt finaleve të Kupës së Botës", - theksoi Robinjo.

"Ne nuk jemi kualifikuar", -paralajmëroi Kaka. "Dua të falënderoj tifozët, që na mbështesin edhe në ato raste kur ekipi ynë nuk ka mundur dot të fitojë," -Â shprehet ai.

Brazili kryeson grupin e Amerikës Latine me 27 pikë, një më shumë se Kili që ndodhet në vend të dytë.

Paraguai ndodhet tre pikë pas, në vend të tretë dhe Argjentina është e katërta, pesë pikë pas, por më 5 shtator do të presë lojtarët e "Sambas", për t'u afruar në krye të grupit. Â

a.k/NOA

KOMENTE