English

Bumçi takon fermerët: Do të pesëfishohet granti për fermerët

Tiranë, 12 qershor NOA - Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Aldo Bumçi, u takua me fermerë të komunës Ndroq.

Z.Bumçi tha pas takimit sot, se pa nga afër investimet e kryera në sera dhe në vreshta dhe bisedoi me fermerët për mundësitë që do të ofrohen për financimin e projekteve në bujqësi dhe agro-industri.

"Fermerët vlerësuan mbështetjen e dhënë nga qeveria për shtimin e prodhimit bujqësor. Ata thanë se subvencionet e dhëna i kanë ndihmuar për të shtuar sipërfaqet e mbjella duke rritur kështu prodhimin vendas", - evidentoi kandidati i Partisë Demokratike.

Aldo Bumçi, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve në qarkun e Tiranës, në miting, siguroi fermerët se në mandatin e dytë qeveria demokratike do të pesëfishojë grantet për projektet bujqësore.

e.l/NOA

KOMENTE