English

Certifikata false dhe regjistrimi i një "159-vjeçareje", komentohen nga policia dhe PD

Tiranë, 12 qershor NOA Update - Disa media të shkruara dhe vizive, kanë publikuar një lajm në të cilin aludohet që një person në Korçë ka marrë një certifikatë false në zyrat e PD për t'u pajisur me pas me letër njoftimet e reja.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Shtetit përmes një deklarate për median, e cila i është dërguar dhe misionit të OSBE - ODIHR tha sot se policia ndaloi shtetasin Edmond Frashëri.

Ai citohet të ketë deklaruar se këtë certifikatë ia ka dhënë punonjësja e zyrës së Gjendjes civile në Bashkinë e Korçës (përfaqësuese e PS), Violeta Qirinxhi për të cilën është bërë kallëzim penal në prokurorinë Korçë, tha zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli në një dalje të posaçme pasditen e sotme për mediat.

"Sikundër dje Kastriot Islami deklaroi se në listat e zgjedhësve ekziston shtetësja Shqype Hasibra, e cila është 159 vjeç. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme e sqaroi këtë deklaratë duke thënë se përsa kohë një shtetas nuk është deklaruar i vdekur nga familjarët e tij, siç e parashikon ligji, askush nuk mundet të fshihet nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve", - kujtoi një fakt tjetër Mëhilli.

Gjithsesi Ministria e Brendshme verifikoi rastin dhe rezultoi se kjo shtetase është gjallë, 60 vjeçe dhe jeton në fshatin Shkallnur komuna Rrashbull / Durrës, dhe çdo gazetar mund ta verifikojë lehtësisht këtë gjë", - njoftoi Mëhilli.

Këtu ajo sqaroi se Partia Demokratike është e hapur dhe mbështet çdo deklaratë e cila ndihmon në përmirësimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, por shtoi se "nuk mund të pranojë që opinioni publik të manipulohet dhe të mashtrohet nga deklarata të tilla të pabaza".

e.l/NOA

KOMENTE