English

Fshehu drogën poshtë mullarit në oborrin e shtëpisë, kapet në flagrancë nga policia

Shkodër, 12 qershor, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Gëzim Bardhi, lindur dhe banues në fshatin "Muriqan" të këtij qyteti, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, poshtë një mullari me kashtë në oborr i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pako e mbështjellë me natriban, me peshe 323 gram, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike "canabis sattiva".

Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të Gëzim Bardhit, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të "Mbajtjes dhe shitjes së narkotikëve".

n.e/NOA

KOMENTE