Tiranë, 12 qershor NOA - Lëvizja G99 organizoi një tubim në sheshin "Demokracia" të Qyteti Studenti, në Tiranë.
Në këtë tubim, Erion Veliaj inkurajoi studentët të investojnë tek e ardhmja dhe edukimi i tyre sepse nuk mjafton të ndryshohet mënyra sesi qeveriset Shqipëria por nevojiten të rinj të përgatitur që të jenë gati ta ndërtojnë atë.
"Prindërit tanë kur ishin studentë në këtë qytet e bënë Shqipërinë zonjë dhe bravo ju qoftë por ky nuk është momenti i gjyshërve tanë, ky nuk është moment i prindërve tanë, ky është momenti ynë, ky është momenti i të rinjve shqiptarë, kjo është koha jonë.
Të gjithë flasin se do ta ndryshojnë Shqipërinë. Ajo që unë besoj është se ka vetëm një grupim që mund ta ndryshojë Shqipërinë, të rinjtë e Shqipërisë dhe studentët e Shqipërisë. Ata do ta ndryshojnë Shqipërinë" tha Veliaj.
"Në të gjithë Shqipërinë kemi takuar të rinj të mrekullueshëm, nga Tropoja deri në Tepelenë, nga Shkodra, Berati, Kukësi, Lezha dhe Korca e kudo të gjithë të rinjtë e Shqipërisë janë gati për këtë ndryshim,. Në datë 28 qershor këtë ndryshim do ta sillni të gjithë ju, edhe që këtej, nga qyteti Studenti,"- tha më tej kreu i G99, Veliaj.
k.k/NOA
Â