English

Irani në zgjedhje presidenciale për 4 kandidatë, Admedinexhad rikërkon fitoren

Teheran, 12 qershor, NOA - Kanë filluar të mbahen votimet në kuadrin e zgjedhjeve presidenciale në Iran, ku përballë gjenden katër kandidatë mes tyre për postin e kreut të ri të shtetit.

Nga ana e tij, presidenti aktual, Mahmud Ahamdinexhad ndodhet përballë një sfidë të fuqishme nga ish-kryeministri i moderuar, Mir Hosein Musavi.

Zgjedhjet presidenciale në Iran po përcillen me vëmendje të veçantë në Shtetet e Bashkuara, në Izrael dhe në shumë kryeqytete të Evropës.

Këto zgjedhje janë veçanërisht të rëndësishme për faktin se zhvillohen në kohën kur administrata amerikane e Barak Obamës po përpiqet të aplikojë një politike të re të angazhimit me Teheranin por kjo nuk mund të fillojë pa e ditur rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Amerikanët duan të shohin rezultate konkrete para fundit të këtij viti, ndërsa Izraeli dëshiron të na bindë se është duke u munduar të na bindë se nëse Irani nuk ndalë programin bërthamor atëherë ai mund ta sulmojë atë.

n.e/NOA

KOMENTE