English

Kapet në Rinas i kërkuari për trafik femrash

Tiranë, 12 qershor NOA - Tenton të arratiset drejt Italisë, kapet në aeroportin e Rinasit një 33-vjeçar i kërkuar për trafikim femrash.

Zgalem Beheluli 33-vjeç lindur e banues në Elbasan është arrestuar mbrëmë në aeroportin "Nënë Tereza" pasi gjatë verifikimeve rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim nga policia.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se 33-vjeçari, po tentonte të kalonte nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Rinas për në drejtim të Italisë.

Por pas një verifikimi të imtësishëm, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan më datë 1 mars të vitit 2008, ka vendosur në ngarkim të Beheluli, masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të "Trafikimit të femrave për prostitucion".

k.k/NOA

KOMENTE