English

Kapobanda i dytë i masakrave të Lushnjës i shpëton burgut përjetë

Tiranë, 12 qershor NOA Update - Krahu i djathtë i kreut të "bandës së Lushnjës", Enver Dondolalku i ka shpëtuar burgimit përjetë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka deklaruar atë fajtor për tetë akuza, duke e dënuar vetëm me 25 vjet burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata i pandehuri akuzohet për veprat penale të vrasjes me paramendim të shtetasve, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu, Idajet Beqiri, plagosjes së Gramoz Selmanit dhe Mesar Aliut.

Po ashtu Dondollaku akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr, vjedhje me dhunë etj. Ngjarjet për të cilën akuzohet i pandehuri në mungesë ka ndodhur më 1997, pas vrasjes së vëllait të Alfred Shkurtit (Aldo Bares), Ramadan Shkurtit. Â

Pas krijimit të bandës kriminale, Dondollaku është njohur si personi që merrte urdhrat nga Bare dhe më pas i zbatonte duke i ekzekutuar ato.

e.l/NOA

KOMENTE