English

Leskaj në Elbasan: PS ka një program serioz për të nxjerrë vendin nga kriza

Elbasan, 12 qershor NOA - Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, në qarkun Elbasan, ku u ka thënë banorëve të komunës Karinë, se qeveria e Sali Berishës nuk ka mbajtur pjesën dërrmuese të premtimeve, ndaj më 28 qershor, duhet të largohet me votë.

Leskaj u ka thënë banorët e Karinës, se Partia Socialiste ka një program serioz për të nxjerrë vendin nga kriza, ku e ka futur kjo mazhorancë.

"Kryeministri shkoi me disa makineri në Gramsh, te gryka e Banjës për të inauguruar punimet për hidrocentralin. Në parlamentin shqiptar është miratuar një marrëveshje, për koncesionin e HEC-it të Banjës dhe në marrëveshje është e shkruar, e zeza mbi të bardhë, që punimet në HEC-in e Banjës do të fillojnë pas 60 muajsh, që i bie pas 5 vjetësh. Kryeministri shkoi dje, filloi inaugurimet. Unë do t'ju lutesha sot, që të shkonit e të shikonit sot po patë një makineri. Çoi dje disa makineri, bëri deklaratën dhe sot nuk ka asnjë makineri, asnjë këmbë njeriu atje." tha Leskaj.

k.k/NOA

KOMENTE