English

Përvjetori, sot 10 vjet nga hyrja e trupave NATO në Kosovë

Prishtinë, 12 qershor, NOA - 12 qershori i vitit 1999, përkujtohet në Kosovë si dita e Çlirimit të saj, pasi trupat ushtarake të NATO-s hynë në territorin e saj dhe u dhanë fund luftës gati dy-vjeçare dhe fushatës 78-ditëshe të bombardimeve të Aleancës kundër forcave serbe.

Zyrtarët kosovarë e vlerësojnë këtë si një prej datave më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe sot ajo përkon me një përvjetor të shënuar, 10 vjetorin e saj.

Liderët e Kosovës janë shprehur lidhur me një fakt të tillë se 12 qershori i vitit 1999 mbetet njëra prej datave më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Duke falënderuar trupat e NATO-s, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se kjo datë do të renditet në historinë e këtij vendi si një ditë e shënuar.

Ndërsa për kryeministri Hashim Thaçi, me ndërhyrjen e NATO-s, filloi liria e Kosovës.

Dhjetë vjet më pas, Kosova gjendet e pavarur, por me praninë e 14 mijë trupave ushtarake brenda saj, ndërsa ato kanë qenë 50 mijë në fillim.

Realisht, ky vend njihet si i pavarur nga 60 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE