Shijak, 12 qershor, NOA - Një goditje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Qerret të Shijakut, ku sipas korrspondentit të agjencisë së Lajmeve NOA, ka mbetur i plagosur rëndë 25-vjeçari Artan Zeka, banor i këtij fshatit.
Bëhet e ditur nga burime policore për NOA-n, se autori i kësaj ngjarje, 45-vjeçari Skënder Balla, është kapur vetëm pas 10 minutash nga kryerja e krimit falë veprimeve të shpejta të forcave të Komisariatit të Shijaku.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Qerret, në afërsi të një lokali ku bëhet e ditur se dy personat në fjalë janë grindur me njëri-tjetrin me fjalë fyese dhe më pas Skënderi është larguar për t'u rikthyer me një armë automatiku, duke gjuajtur në drejtim të Artan Zekës duke e plagosur rëndë.
I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal të qytetit dhe po i nënshtrohet operacionit.
n.e/NOA