English

Po shkonte të gjuante peshk, i plas në dorë eksplozivi që gjeti rastësisht në rrugë

Shkodër, 12 qershor, NOA - Duke shkuar tek rrjetat për të kapur peshk, ka parë një send eksploziv që i ka ngjarë si dinamit, por teksa po e vëzhgonte, i ka plasur në dorë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Nënplep në Dukagjin të Shkodrës ku rezulton si i vetëplagosur me lëndë plasëse eksploziv, 45-vjeçari Mark Koçeku, banues në qytetin e Shkodrës.

Në lidhje me ngjarjen, u kryen veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e të dëmtuarit, i cili ka treguar sesi ka gjetur në shkurre një lëndë plasëse që i është dukur si dinamit, të cilën e ka marrë në dorë dhe ndërsa e shihte se çfarë lënde eksplozive ishte, i ka shpërthyer duke i shkaktuar plagë në njëtën dorë dhe këputje të dorës tjetër.

Pas dëmtimit, Mark Koçeku është dërguar në spitalin rajonal, ku aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore në ngarkim të tij, i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Vetëplagosjes nga pakujdesia me lëndë plasëse eksploziv".

n.e/NOA

KOMENTE