English

Presidenti dekreton emërimin e disa gjyqtarëve në shkallët e larta të Gjyqësorit

Tiranë, 12 qershor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot, emërimin e disa gjyqtarëve në shkallët e larta të Gjyqësorit

Kështu Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Tiranë, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Tiranë. Po ashtu, Hysni Demiraj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Tiranë. Kurse Fehmi Petku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Tiranë, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.

Dhe së fundi, Artan Zeneli, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Presidenca tha se dekretet e Topit hyjnë në fuqi menjëherë.

e.l/NOA
KOMENTE