English

PS, Dade në Gjirokastër: Votoni politikën e re të ndryshimit

Gjirokastër, 12 qershor NOA - Kandidatja për deputete në Qarkun e Gjirokastrës, Arta Dade, është takuar sot me banorë të Gjirokastrës për t'ju kërkuar që më 28 qershor, të tregojnë zgjuarsinë që i karakterizon, duke i dhënë ndryshimin e duhur vendit.

Sipas Dades, Partia Socialiste tashmë është një forcë që mund të qeverisë vendin me dinjitet. Ajo ka bërë thirrje që të votojnë politikën e re të ndryshimit.

"Politikën e re të vizionit, për një shoqëri demokratike, politikën e re të konsultimit, politikën e re të vënies së krahut njëri-tjetrit, për të mirën e Shqipërisë. Për 2 vjet "Dialog me Shqipërinë", Rama ka marrë gjithë ekspertët, të arsimit, shëndetësinë, bujqësisë, të mjedisit dhe të nxitjes së prodhimit, të ulen në tryezën tonë." tha Dade.

k.k/NOA

Â

KOMENTE