English

Shehi në Babrru: Poli i Lirisë ju sjell ndryshimin, votojeni

Tiranë, 12 qershor NOA - Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë ka organizuar sot një takim me banorët e zonës së Babrrusë në Tiranë.

Dashamir Shehi gjatë fjalës së tij u ka bërë thirrje banorëve të votojnë aleancën "Poli i Lirisë" për të sjell ndryshimin.

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë Dashamir Shehi në fjalën e tij në Babrru ka kërkuar nga votuesit që më 28 qershor të dinë të bëjnë ndryshimin me votën e tyre.

"Ju e dini mirë se nëse nuk ke një mik dhe nuk paguan para nuk mund të mbarosh dot punë, ndaj ejani ta ndryshojmë të gjithë sw bashku"- u shpreh Shehi.

k.k/NOA

KOMENTE