Tiranë, 12 qershor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Portugalisë, Anibal Cavaco Silva me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta.
"Më lejoni, që, me këtë rast të vë në dukje me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon dy vendet tona, të vlerësoj lart mbështetjen që vendi juaj i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit euroatlantik, si dhe të shpreh besimin në zhvillime të mëtejshme në këtë drejtim", - thuhet në mesazh.
Më tej, Topi, duke shprehur dëshirën për forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes Shqipërisë dhe Portugalisë, i drejtohet homologut portugez, me kërkesën e pranimit të e konsideratës më të lartë.
e.l/NOA