English

Topi uron Sejdiun, me rastin e 10-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Tiranë, 12 qershor NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu një mesazh urimi me rastin e 10-vjetorit të çlirimit.

Ndër të tjera, në mesazh thuhet: "Dëshiroj sot, që në 10 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat e Aleancës më të madhe të lirisë, t'ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe të gëzuara ju dhe nëpërmjet jush të gjithë popullit heroik të Kosovës". Kjo ditë e rëndësishme në historinë e Kosovës, në historinë e të gjithë popullit shqiptar por edhe në atë të rajonit shënoi kthesën historike të fitores së lirisë ndaj barbarisë dhe diktaturës, dëshmoi pakthyeshmërinë e rrjedhës së mëtejshme të ngjarjeve të rajonit dhe hodhi themelet e shëndosha të pavarësisë së Kosovës, aq shumë të dëshiruar, me të drejtë nga populli i saj, e aq shumë të mbështetur nga bota e qytetëruar, - vëren Presidenti shqiptar.

Ai siguron më tej, se Shqipëria, e vendosur në rrugën e saj euroatlantike dhe e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të prodhojnë një siguri të pashëmbullt dhe afatgjatë në rajon, do të kontribuojë, në planin dypalësh, shumëpalësh dhe global për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.

e.l/NOA

KOMENTE