English

Ushtronte prostitucion kundrejt 1 mijë lekëve, vihet në pranga

Durrës, 12 qershor, NOA - Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçare e cila dyshohet se kryente aktivitet prostituimi, kundrejt shumës 1 mijë lekëve.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, 46-vjeçarja me inicialet M.M, e dyshuar për veprën penale të "Prostitucionit", është e divorcuar dhe me arsim vetëm 8 klasë.

Ajo figuron lindur dhe banuese në lagjen "Shënkolli" të Elbasanit, por forcat e policisë e kanë kapur atë në flagrancë në lagjen nr.14 të Shkozetit në Durrës, duke ushtruar prostitucion kundrejt fitimit prej 1 000 lekëve me personin me inicialet F.C.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Prostitucionit" parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE