PD-së Artan Zeka dhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, duke bërë thirrje që militantët e partive të ruajnë gjakftohtësinë.
Në një mesazh të posaçëm që lëshoi Kryeministri Sali Berisha, i cituar pasdreken e sotme nga zëdhënësja Juela Meçani, thuhet se shefi i qeverisë, i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së 32 vjeçarit Artan Zeka, babait të tre fëmijëve, që humbi sot tragjikisht jetën nga një dorë kriminale.
"Lutjet e Kryeministrit Berisha dhe të gjithë shqiptarëve shkojnë për shpirtin e të ndjerit dhe familjes së tij", - citon Meçani.
Sakaq, Kryeministri Berisha "u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe militantëve të partive politike të distancohen nga aktet kriminale dhe të përkushtohen në një fushatë zgjedhore të denjë për njerëz të lirë".
Në të njëjtën kohë, Kryeministri thotë se "u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe kërkon me forcë zbatimin e plotë të ligjit mbi autorin e këtij akti kriminal".
Në përmbyllje të reagimit të qeverisë, Kryeministri thotë se "u bën thirrje të gjithë aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të mbajnë një minutë heshtje në tubimet e tyre për humbjen e demokratit, mikut Artan Zeka".
e.l/NOA