English

Aksidenti rrugor, ndërron jetë drejtuesi i motorit, plagoset pasagjeri i tij

Fushë-Krujë, 13 qershor, NOA - Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi mësohet se ka ndodhur ditëm e sotme në segmentin rrugor Fushë-Krujë-Vorë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, rezulton se shkak për këtë aksident është nga ky aksident është bërë përplasja e dy të rinjve me një trajner.

Që të dy viktima të aksidentit, po udhëtonin me motor, teksa janë përplasur me një trajler.

Kështu, në spital ka përfunduar 21-vjeçari Leonik Doda dhe 18-vjeçari Harri Lleshi dhe më pas, që të dy janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore. Por për fat të keq,18-vjeçari Lleshi ka ndërruar jetë në spital. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, i riu nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE