English

Ceremonia mortore e Artan Zekës, në varrim përfaqësues të lartë të PD

Qerret, 13 qershor, NOA - Përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre ceremoninë mortore për dërgimin në banesën e fundit të militantit të kësaj partie, Artan Zeka, i cili mbeti i vrarë dje gjatë një konflikti me qëllime elektorale.

Sipas të dhënave nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, në këtë ceremoni mortore e cila është duke u zhvilluar në këto momente, janë të pranishëm kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, ministri i Transporteve Sokol Olldashi apo edhe ish-ministri Fatmir Mediu, etj

Nga ana e saj, nënkryetarja e Partisë Demokratike, gjatë fjalës që ka mbajtur, duke i drejtuar ngushëllimet familjes Zeka, ka theksuar se kjo ishte një ngjarje e rëndë që nuk duhej të kishte ndodhur.

"Fëmijët nuk meritonin të mbeteshin pa baba", ka pohuar ajo, duke e goditur aktin e rëndë.

Ndërkaq, aktin kriminal të vrasjes së Artan Zekës e ka dënuar gjatë një konference për shtyp, edhe ministri i Lufter Xhuvelit.

"Partia Agrare Ambientaliste kërkon nga partitë politike të mos nxisin konfliktualitetin politik", ka theksuar ai duke shtuar se "vetëm rruga demokratike dhe vota e lirë mund ta çojnë Shqipërinë përpara".

Aktivisti i Partisë Demokratike Artan Zeka, aktivist i Partisë Demokratike, mbeti i plagosur nga një goditje me armë zjarri, pa mundur të mbijetojë dot, prej një personi për të cilin dyshohet të jetë një aktivist i Partisë Socialiste.

Në këtë mënyrë shënohet viktima i parë i fushatës elektorale, që sikundër konfirmohet zyrtarisht nga policia e Durrësit, erdhi pas një sherri politik, për ngjitjen e posterave të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Policia tha zyrtarisht se autor i plagosjes që përfundoi në vrasje, është 45-vjeçari Skënder Balla edhe ai banues në fshatin Qerret ku jetonte viktima, i njohur si aktivist i Partisë Socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE