English

Hyseni ekspertit për zgjerim, Pierre Mirel: Serbia pengon bashkëpunimin rajonal

Prishtinë, 13 qershor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni priti në një takim pune Pierre Mirel, Drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Në një bisedëmes tyre, Hyseni dhe Mirel folën për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, për arritjet dhe progresin e Kosovës në fusha të ndryshme, për bashkëpunimin me EULEX-in etj.

Në një pjesë të madhe të saj, biseda u përqendrua në çështjen e liberalizimit të vizave dhe në çështjen e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në mekanizmat dhe instrumentet rajonale të bashkëpunimit. Me këtë rast, ministri Hyseni nënvizoi rëndësinë vendimtare që ka përfshirja e Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave. Përkundër pengesave që dalin si pasojë e mosplotësimit të kritereve teknike dhe standardeve si dhe si rezultat i mosnjohjes ende edhe nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, ministri Hyseni kërkoi që të gjenden modalitete, përmes së cilave edhe Kosova të përfshihet në skemat e liberalizimit të vizave. Po ashtu, ministri Hyseni, gjatë bisedës më Mirel theksoi përkushtimin e Kosovës që në mënyrë unilaterale të plotësojë kriteret dhe standardet e vendosura nga Komisioni Evropian.

"Kosova ka interes dhe synon të marrë pjesë në të gjitha iniciativat, strukturat dhe instrumentet rajonale të bashkëpunimit, por është Republika e Serbisë ajo që po bën çdo veprim të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në këto struktura. Kosova është e vetëdijshme se bashkëpunimi në shkallë rajoni është parakusht për integrime të mëtejme euro-atlantike", theksoi mes të tjerash ministri Hyseni, i cili po ashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë trysni mbi Beogradin për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale.

Gjatë bisedës Mirel u interesua edhe për marrëdhëniet diplomatike që Kosova ka ndërtuar me vendet e ndryshme, veçanërisht me fqinjët. Po ashtu ministri Hyseni dhe z. Mirel biseduan edhe për raportin e progresit, i cili pritet në vjeshtë si dhe për studimin e fizibilitetit për Kosovën.

NOA-INA

Â

KOMENTE