English

Ish-kampioni i çiklizmit: Kam kancer, s'di edhe sa kohë më mbetet për të jetuar

Paris, 13 qershor, NOA - Ish-kampioni i çiklizmit francez, Laurent Fignon, dy herë fitues i garës "Tour de France", në vitin 1983 dhe në vitin 1984, ka pohuar gjatë një interviste televizive se ai është duke vuajtur pasojat e një kanceri goxha të avancuar dhe se nuk e di me saktësi edhe sa kohë jetë i mbetet para.

"Më kanë zbuluar një kancer të rrezikshëm në aparatin tretës, - mësohet të ketë thënë Fignon, 48-vjeçar, i cili ka prezantuar librin e tij "Ishim të rinj dhe të pandërgjegjshëm".

Ky është një lajm i keq sipas tij, kjo edhe për faktin se bëhet fjalë për pankreasin, i cili nuk mund të shërohet.

"Por edhe pse nuk e di sa kohë më mbetet për të jetuar, unë përsëri jam optimist", mësohet të ketë thënë ndër të tjera çiklisti i njohur.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE