English

Kapet Kastriot Llupi, u dënua me 5 vjet burg për transportin e 40 kg drogë

Gjirokastër, 13 qershor, NOA - Forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë mundësuar kapjen dhe ndalimin e 19-vjeçarit Kastriot Llupi, lindur dhe banues në lagjen Manalat të këtij qyteti.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi ndaj tij rëndon vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, i datës 25.02.2009, me 5 vjet burg , për veprën penale "Trafikim të Narkotikëve", parashikuar nga neni 283 /a /2 i Kodit Penal.

Kastriot Llupi, më datën 20.02.2008, së bashku me dy personat e tjerë S.K nga Gjirokastra dhe S.R, nga fshati Lazarat, po transportonin rreth 40 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, në drejtim të shtetit grek.

Këta dy persona janë aktualisht të arrestuar, pasi u kapën në flagrancë nga policia

në malin e Bodrishtës të rrethit Gjirokastër, ndërsa Kastriot Lupi, mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

n.e/NOA

KOMENTE