English

Koreja e Veriut gati për veprime ushtarake kundër Koresë së Jugut

Seul, 13Â qershor, NOA - Koreja e Veriut do të rifillojë një program për pasurimin e uraniumit dhe do të ndërmarrë veprime ushtarake, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre do të përpiqen të izolojnë vendin komunist.

Një lajm i tillë është konfirmuar ditën e sotme nga autoritetet e këtij vendim të cilat duket se janë përgatitur për ta vazhdojnë programin e tyre bërthamor, pavarësisht kundërshtimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA citonte zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, i cili deklaroi se Koreja e Veriut do të përdorë për prodhimin e armëve të gjithë sasinë e plutonit të përftuar deri tani në impiantet e saj. Nga ana tjetër, mësohet se Seuli ka vendosur qindra marinarë të tjerë në kufirin detar me Korenë e Veriut, ndërkohë që trupa të tjera u dërguan javën e kaluar në dy ishujt që ndodhen në Detin e Verdhë, përgjatë kufirit detar mes dy Koreve.

Sipas agjencisë koreanojugore, Yonhap, më tepër se 600 marinarë janë dërguar në ishujt Yeonpyeong dhe Baekryeong për të forcuar garnizonët e pranishëm në vend.

Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre kanë deklaruar se nuk habiten për këtë qëndrim kundërshtues të masave të vendosura nga ndërkombëtarët prej Koresë së Veriut.

n.e/NOA

Â

KOMENTE