Tiranë, 13 qershor NOA - Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor lëshoi sot alarmin se kryeqyteti po mbytet nga posterat elektralë dhe bëri thirrje për të gjitha forcat politike që të frenojnë vendosjen e tyre masive.
Afrim Qëndro paralajmëroi njëkohësisht se do të hiqen të gjithë posterat e vendosur në mënyrë të parregullt, pa ndasi partiake.
Në deklaratën e sotme për publik, Qendro theksoi se i bën thirrje "të gjitha forcave politike, duke filluar që nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe të gjitha forcat e tjera politike, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjekteve private të mos vendosin më banderola dhe mjete propagandistike të fushatës në shtyllat e ndriçimit publik dhe në pemët e qytetit".
Menjëherë më pas, Qendro paralajmëroi se "nga ana e ndërmarrjes përkatëse në Bashkinë e Tiranës ka filluar heqja e tyre, do të hiqen të tëra absolutisht".
e.l/NOA