English

Tre të burgosur të Guantamos nga Arabia Saudite, SHBA i dërgon në vendin e tyre

Uashington, 13 qershor, NOA - Tre të burgosur të burgut të Guantanamos u transferuan në Arabinë Saudite "nën masat e nevojshme të sigurisë".

Ky lajm është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, sipas të cilit ky akt shënon një hap tjetër drejt përmbushjes së planeve të presidentit Barck Obama për mbylljen e burgut famëkeq për të dyshuarit për terrorizëm.

Ai ka urdhëruar mbylljen e burgut në bazën detare amerikane në Kuba, ku vazhdojnë të mbahen ende 229 të burgosur.

"Të tre individët që u transferuan në Arabinë Saudite janë subjekt të një procesi të ri gjyqësor në Riad, përpara se t'i nënshtrohen një programi rehabilitimi", deklaroi Departamenti i Drejtësisë duke identifikuar edhe tre të burgosurit.

Bëhet e ditur se ata janë përkatësisht Khalid Saad Mohammed, Abdalaziz Kareem Salim Al Noofayaee dhe Ahmed Zaid Salim Zuhair, që të tre nga Arabia Saudite.

Transferimi i tre të burgosurve të fundit pason transferimin e gjashtë të burgosurve të tjerë këtë javë. n.e/NOA

KOMENTE