Elbasan, 14 qershor NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me banorë të disa lagjeve në Elbasan.
Në to takime, Ministri ka përsëritur premtimin se, brenda vitit të parë të mandatit të dytë, shqiptarët do të lëvizin pa viza.
Më tej ai ka folur për zhvillimin ekonomik të vendit duke u fokusuar në zonat rurale të Elbasanit.
Në katër vitet që vijnë, tha Basha në takimin me banorët e fshatit Vidhas, nisur nga investimet e parashikuara, Elbasani do të jetë zemra ekonomike e Shqipërisë
"Boshti qendror jugor së bashku me Tiranë-Elbasan, me aksin që shkurton distancën Elbasan-Korçë, pra Qukës-Qaf Plloçë, së bashku me rrugën tjetër që e lidh me tregun verilindor, Librazhd-Stërblevë, do ta kthejë Elbasanin nga zemër gjeografike në zemër ekonomike të Shqipërisë", - ishte premtimi i Bashës.
e.l/NOA