English

Berisha: Socialistë të mbarë Shqipërisë, ruhuni nga Edi Rama

Mallakastër, 14 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me banorë të Ballshit, ku fillimisht u ndal gjatë në ato që i cilësoi arritje të mandatit të tij qeverisës.

Më tej, Berisha la lëshuar një thirrje "miqësore" për "socialistët e Mallakastrës, për të gjithë socialistët shqiptarë", duke kërkuar që "të bashkohemi në projektin e Shqipërisë evropiane".

Kryeministri tha se ky projekt bazohet në disa norma, disa standarde, në një moral të caktuar.

"Ky projekt bazohet në mbajtjen e premtimeve, por para së gjithash projekti i Shqipërisë evropiane është projekti i çdo shqiptari, është projekti më i bukur, që çdo shqiptar ka në mendjen dhe zemrën e tij, për fëmijët dhe veten e tij. Le të bashkohemi së bashku, ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ne që bëmë realitet ëndrrën atlantiste të shqiptareve, ne do të ecim të sigurte drejt Bashkimit Evropian", - tha Berisha.

Këtu ai ka rikthyer dhe sulmin e ashpër ndaj kreut të PS: "Socialistëve të mbarë Shqipërisë, me zemër të hapur ju them qe ju jeni dhjetëra herë më afër me Sali Berishën, se sa me Edi Ramën, për të cilin ju jeni thjesht jeni numra pa vlerë, sepse Edi Rama nuk guxon të dalë në krye, nuk di t'ju udhëheqë dhe kjo vetëm e vetëm për shkak të frikës dhe të tmerrit që ai ka nga rezultati i zgjedhjeve, nga vendimi i Tiranës për t'i dhënë ndëshkimin shembullor", - tha Berisha.

Kurse lëshoi një tjetër paralajmërim ndaj socialistëve: "Hapni sytë se Edi Rama ju zëvendësoi ju me 99-sha dhe 99-shat kanë vetëm një ideal, lejet e ndërtimit, sekserët e lejeve të ndërtimit".

e.l/NOA

KOMENTE