Tiranë, 14 qershor NOA - Plumbat e një arme zjarri i kanë shkaktuar vdekjen një 58-vjeçari në periferi të Tiranës, pikërisht pranë godinës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Viktima është Ramazan Dorzi, 58 vjeç, me banim në Tiranë, konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA, policia e Tiranës.
Krimi ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17.50, në zonën periferiale të Kombinatit.
Kufoma e cila ende gjendet në vendngjarje, është pranë ndërtesës ku gjendet selia e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim por policia ende refuzon të sqarojë nëse vrasja ka lidhje me faktin se viktima u ekzekutua pikërisht pranë godinës së LSI.
Burime policore dhe dëshmitarë në vendngjarje, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se menjëherë pas atentatit, autori apo autorët e krimit, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, banorë në vendngjarje dhe burime policore, bëjnë të ditur se Ramazan Dorzit, i kanë kryer edhe të paktën dy herë të tjerë atentat me armë zjarri, ndërsa nuk ka të dhëna për shkaqet dhe autorët e krimit dhe nëse atentati i sotëm ka për autorë të njëjtët e dy tentativave të tjera.
k.k/NOA - Vijon...