English

G99, Veliaj në Durrës: Politika të ketë kontakte me njerëzit edhe pas fushatave elektorale

Durrës, 14 qershor NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj ka zhvilluar sot një takim me qytetarë të Durrësit, ku theksoi se politika ka nevojë të mbajë kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me njerëzit dhe shqetësimet e tyre përtej kohëve të fushatave elektorale.

"Sot ka ardhur koha të bëjmë atë që quhet ‘fushata që nuk mbaron kurrë', një fushatë të vazhdueshme, një fushatë ku njerëzit takohen edhe në datë 29 qershor, edhe në fund të verës, edhe në vjeshtë, edhe kur hartohet buxheti i shtetit, edhe kur merren vendimet e rëndësishme në parlament. Vetëm kjo lloj fushate që nuk mbaron kurrë, që vazhdon të jetë në kontakt me njerëzit mund ta prishi atë modë të vjetër dhe të shëmtuar të politikanëve që vijnë një herë në katër vjet, marrin votën, varin xhaketën dhe thonë ‘ku të kam parë' për të ardhur përsëri pas katër vitesh," -tha Veliaj. Â

Veliaj inkurajoi të gjithë të rinjtë e këtij komuniteti të merrnin një rol aktiv gjatë këtyre zgjedhjeve duke inkurajuar moshatarët të votojnë, duke vëzhguar zgjedhjet dhe duke marrë në dorë fatet e të ardhmet e tyre.

k.k/NOA

KOMENTE