Vlorë, 14 qershor NOA - Kandidatët për deputetë të PD-së në qarkun e Vlorës Astrit Patozi dhe Ardian Kollozi takuan sot banorë të lagjes nr.15 dhe "Kushtrimi" në qytetin e Vlorës, të cilëve u kërkuan mbështetjen në zgjedhjet e 28 qershorit.
"Kemi ardhur këtu të kërkojmë votën tuaj, jo për ato që kemi bërë këto 4 vjet, por ato që do të bëjmë mandatin e ardhshëm. Në Vlorë për 4 vjet investuam 500 milionë, mandatin e ardhshëm do të 6-fishojmë investimet", tha Patozi duke shtuar se Vlora do të jetë e privilegjuar përsa i përket investimeve në fushën e turizmit.
Kandidatët e PD-së deklaruan se dy nga prioritetet kryesore të qeverisë për mandatin e ardhshëm janë infrastruktura rrugore në zonat rurale dhe furnizimi me 24 orë ujë të pijshëm.
k.k/NOA