English

Kryeministri, akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës

Tiranë, 14 qershor NOA - "Demokratë, të pa parti, socialistë dhe të të gjitha bindjeve ju bëj thirrje të bashkoheni me ne për një Tiranë evropiane", ishte ftesa që bëri Kryeministri Sali Berisha dje mbrëmje kur takoi në një miting, qytetarë të Kombinatit.

"Sot jam këtu tek ju për të kërkuar besimin tuaj, votën tuaj për një mandat të dytë. Ua kërkoj këtë votë jo për ato që realizuam në mandatin e parë, por për horizontin e ri që sëbashku do të kapim në mandatin e dytë, 2009-2013", - tha Berisha.

Ju ftoj të bashkohemi për të vazhduar ndryshimin, - vijoi ai, - për të realizuar brenda vitit të parë të mandatit të dytë lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa viza në mbarë Evropën.

Këtu ka mbërritur dhe ftesa e rrallë: "Demokratë, të pa parti, socialistë dhe të të gjitha bindjeve, ju bëj një thirrje vëllazërore: bashkohuni me ne në projektin tonë të madh, të Tiranës europiane, të Shqipërisë evropiane".

Ndërsa më tej ka sulmuar gjatë kryesocialistin Edi Rama: "Socialistë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë mendoni për një moment, çfarë ju lidh juve me Edi Ramën. Asgjë nuk ju bashkon. Ai nuk ju do ju, ai do nëntëdhjetëenëntëshat e tij, me të cilët bën pazaret e fëlliqura të lejeve të ndërtimit", - theksoi Berisha.

"Ktheni sytë tek Edi Rama dhe mendoni pse nuk del në krye të listës tuaj, të dashur socialistë Ka frikë nga Tirana. E di se Tirana do të jetë fundi i tij politikë, e di se Tirana do t'i japë duart njëherë e përgjithmonë njeriut që mban peng planin e rregullimi të kryeqytetit vetëm e vetëm për tu prerë gjoba pronarëve të Tiranës", - vijoi kryeministri. Këtu Berisha e ka cilësuan Ramën si njeriun "që e ka shndërruar kryesinë aktuale të Partisë Socialiste në nëntëdhjetë e nëntësha dhe Shpk, që nga 500 leje ndërtimi, 70% i merr për vete me eftimët dhe shkrelët e tij, që nuk dorëzon projektin për ndërtimin e unazës së madhe, por e konsideron si plaçkën e oborrit të tij".

Çfarë ju lidh ju, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, - vazhdoi Berisha, - me njeriun që ka vendosur Tiranën në klubin e katër vendeve më të korruptuara të planetit për lejet e ndërtimit.

Këtu Berisha ka bërë dhe një tjetër ftesë me doza të forta sarkazme ndaj Edi Ramës: "Vëre veten në listë, në qoftë se fiton jep prapë po deshe dorëheqjen dhe bëhu kryetar bashkie, ose sille ligjin dhe po të votojmë, sille të ndryshojmë ligjin", - tha Berisha.

Kurse menjëherë më pas paralajmëroi Ramën se "ti e di se kur votoi ty Tirana, votoi Nehat Kullën, votoi lepujt e tu që të vijnë mbrapa, kur votoi ty Tirana votoi Koço Kokëdhimën, që merr së bashku me ty të gjithë tenderët e kryeqytetit" dhe duke arritur në përfundimin se "s'të voton ty Tirana, s'të voton ty Shqipëria, prandaj nuk del në listë ti".

e.l/NOA

KOMENTE