English

Meta në Lushnje: Shqipëria do të ecë përpara me "Planin për Veprim" të LSI-së

Lushnje, 14 qershor NOA - Kreu i LSI, Ilir Meta zhvilloi sot një miting në Lushnjë, ku bëri të ditur "Planin për Veprim" të kësaj partie.

"Sot kemi kaq shumë qytetarë dhe banorë të Lushnjes në përkrahje të LSI dhe mendoj se përgjigja më e mirë është plani i LSI, është pikërisht programi më i mirë madje i vetmi që ekziston sot, përpara gjithë lushnjarëve dhe shqiptarëve për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, për të futur bujqësinë në rrugën e zhvillimit, modernizimit të prodhimit dhe konkurimit të gjithë atyre që jetojnë me këtë aktivitet kaq të rëndësishëm në Lushnje në Myzeqe e në mbarë Shqipërinë" tha Meta.

Sipas tij, Shqipëria do të ecë përpara me Planin për Veprim, i cili i përkushtohet zhvillimit të bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese, turizmit dhe atyre që janë resurse reale të Shqipërisë. "Përmes Planit tonë për veprim ne synojmë që të realizojmë investime për bujqësinë duke bërë të mundur punësimin e 50 mijë shqiptarëve, në sektorin e bujqësisë dhe në agropërpunim. Do të bëjmë të mundur që Shqipëria pas katër vitesh të importojë 400 milion euro më pak, që do të thotë 400 milion euro më shumë prodhim vendas për fermerët e Lushnjes dhe në të gjithë Shqipërinë" shtoi më tej kreu i LSI.

k.k/NOA

KOMENTE