Tiranë, 14 qershor NOA - Ministria e Brendshme njoftoi sot se deri ditën e djeshme kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik një milion e 354 mijë shtetas.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, tha në një dalje të posaçme për mediat se ndërkohë janë prodhuar një milion e 253 mijë letërnjoftime elektronike, por nga qytetarët janë tërhequr vetëm 932 500 letërnjoftime.
"Vazhdojmë t'u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë që nuk kanë pasaportë dhe nuk janë paraqitur ende për të aplikuar, të shkojnë sa më parë, pasi zyrat i kanë në dispozicion 14 orë në ditë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes", - deklaroi Konja, një ditë para skadimit të afatit të aplikimeve.
e.l/NOA