Korçë, 14 qershor NOA - Kandidatët e Partisë Socialiste, Ben Blushi e Arben Ahmetaj kanë sot qenë në Poloskë të Korçës.
Në takimin e zhvilluar në këtë fshat ata premtuan se pas 28 qershorit fshati do ketë një qeveri e cila nuk do ta lërë më fermerin jetim, por përkundrazi do të stimulojë zhvillimin e punës në fshat.
"Një nga angazhimet e  PS është tre vjet pa taksa çdo biznes i ri agrar që do të lindë në fshat" tha Blushi.
"Pas 28 qershorit, fshatrat tona do ndryshojnë, do ketë një qeveri mike, të fshatit, të fshatarëve, e cila do marrë masa konkrete për të ndryshuar totalisht jetën në fshatrat tona, duke penguar çdo matrapaz i cili merr para nga qeveria, por nuk shet, i cili merr para nga PD, dhe i përdor për t'i kthyer në trakte politik" shtoi më tej kandidati Ben Blushi.
k.k/NOA