English

Topalli në Elbasan: Ne do të vijojmë ndryshimin e Shqipërisë

Elbasan, 14 qershor NOA - Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka qenë sot në qytetin e Elbasanit.

"Nuk njoh nënë në botë që të përdorë fëmijët për interesat e saj. Nënat shohin përmes zemrës. Nënat do të votojnë për fëmijët e tyre, do votojnë Partinë Demokratike. Ne bashkë mund t'u themi atyre burrave, që kanë kurajo të ushtrojnë dhunë: ju jeni vetëm frikacakë. Ata burra që ushtrojnë dhunë mbi gratë janë vetëm frikacakë. Ata burra që nuk sillen mirë me fëmijët janë vetëm frikacakë." u shpreh Topalli para grave në Elbasanit.

"Ne jemi një komb energjik, ne kemi familje të forta, ne do të vijojmë ndryshimin e Shqipërisë, tha nënkryetarja e PD-së, znj Topalli.

Nuk ka një qeveri tjetër që për një kohë kaq të shkurtër të ketë investuar kaq shumë. Nuk ka një rast tjetër që të jetë shkruar për të,po qeveri kampione në luftën kundër korrupsionit. Një qeveri që ka marrë notën 10 në reformat ekonomike, një qeveri që ka marrë notën 10 në rritjen ekonomike, në kohën e një grizë globale financiare, një qeveri e cila ka marrë notën 10 në procesin e integrimit. Shqipëria ka marrë dhjetë gjatë kësaj periudhe. Ashtu si më 28 qershor, ne do të votojmë numrin 10, Partinë Demokratike.", tha me tej Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE