Tiranë, 14 qershor NOA - Një person ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri para pak minutash.
Burime policore që i referohen grupit hetimor të sapombërritur në vendin e ngjarjes, në lagjen "Kombinat" pranë kryeqytetit, informojnë se viktima është një burrë rreth 50 vjeçar, emri i të cilit ende nuk është konfirmuar.
Në raportin e ardhshëm, pas pak minutash ju njohim me detajet e gazetarit të agjencisë NOA nga vendi i ngjarjes.
k.k/NOA
Â