English

Ceremonia e 1-vjetorit të Kushtetutës kosovare, mungon Frank Uisner

Prishtinë, 15 qershor, NOA - Ish-i dërguari special amerikan për Kosovën, ambasadori Frank Uisner, nuk do të marrë pjesë në manifestimet e sotme me rastin e 1-vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, e ka justifikuar zyrtarisht këtë mungesë të përfaqësuesit amerikan "për shkaqe shëndetësore".

"Ai shpreh keqardhjen e tij për këtë dhe i dërgon popullit të Kosovës urimet e tij më të mira", thuhet në njoftimin përkatës të këtij institucioni mbi mungesën e papritur të Uisnerit në ceremoninë e përvjetorit të Kushtetutës kosovare.

Sipas të dhënave paraprake, sot në Prishtinë do të jenë të pranishëm ish krye-ndërmjetësi për statusin e Kosovës Marti Ahtisari dhe ish-zëvendësi i tij Albert Rohan të cilët do të marrin pjesë në seancën solemne të Kuvendit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka organizuar një pritje madhështore për ish-presidentin finlandez Marti Ahtisari i cili ishte i dërguar i posaçëm i OKB-së për Kosovën.

Kushtetuta e Kosovës, hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari.

n.e/NOA

KOMENTE