English

G99, Veliaj në Krujë: Koha e atyre që qeverisin sot ka mbaruar

Krujë, 15 qershor NOA - Kreu i G99, Erjon Veliaj ka qenë sot në Krujë ku ka folur për politikanët që kanë përçarë deri më sot Shqipërinë dhe shqiptarët.

"Na thonë se ne nuk dimë të jemi të bashkuar, por ne jemi bashkë dhe të bashkuar po shkojmë në këtë betejë të 28 qershorit, me synimin për ta ndryshuar Shqipërinë njëherë e përgjithmonë" tha Veliaj.

"U themi atyre që qeverisin sot se kështu të bashkuar në do i mundim dhe se koha e tyre ka marrë fund", shtoi Veliaj, duke nënvizuar me tej se "shqiptarët nuk mund të votojnë më një njeri i cili në këto katër vjet ka punuar vetëm për familjen e tij".

Në këtë takim merrnin pjesë edhe dy prej kandidatëve për deputete në Qarkun e Durrësit Milva Ekonomi e G99 dhe Rudina Seseri e PS.

Milva Ekonomi, kandidatja e parë në listën e G99 për Qarkun e Durrësit theksoi gjatë këtij tubimi se "G99 po vjen në këto zgjedhje me energji dhe ide të reja dhe ky është çelësi i suksesit tonë".

k.k/NOA

KOMENTE