English

Kriza ekonomike, Britania paralajmëron daljen nga recensioni para parashikimeve

Londër, 15 qershor, NOA- Kriza ekonomike në Britani ka për të përfunduar më parë se parashikimet e bëra nga ekspertët financiarë. Një fakt të tillë e deklarojnë grupet e biznesit në këtë vend, sipas të cilëve Britania do të dalë nga recesioni më parë se parashikimi i kryer, megjithëse nuk dihet se kur do të realizohet rimëkëmbja e plotë e ekonomisë vendase.

Sipas Konfederatës Britanike të Industrisë, ekonomia britanike do të stabilizohet në tremujorin e katërt të këtij viti, por gjithsesi sipas saj, nevojitet mbërritja e fillimit të vitit 2010 për të pretenduar rritjen reale ekonomike.

"Me procesin e stabilizimit të ekonomisë është e mundshme që të dalim nga recesioni deri në fund të këtij viti, pak më përpara se parashikimi në prill", deklaroi konfederata.

Ministri britanik i Financave, Alistair Darling tha para pak ditësh se rritja e çmimit të naftës dhe një dështim nga vendet e tjera evropiane për të pastruar bankat e tyre do të thotë se ka ende re në horizont. Banka e Anglisë ka ndjekur të njëjtën politikë duke sugjeruar të mos nxitohet me ngritjen e normave të interesit.Â

n.e/NOA

KOMENTE