English

Kryeministri Berisha sot viziton Tropojën, qytetin e lindjes, pas 12 vitesh mungese

Tropojë, 15 qershor, NOA - Kryeministri Sali Berisha do të vizitojë sot vendlindjen e tij, Tropojën, në të cilën nuk ka shkelur prej 12 vitesh.

Burime pranë kreut të qeverisë, tregojnë se ai ka vendosur më në fund të shkelë në tokën e tij pas kaq kohësh dhe për këtë duket se ka shërbyer turi elektoral "Shqipëria po ndryshon", në kuadrin e të cilit ai do të mbërrijë në qytetin e tij të lindjes.

Që kur njihet si ish-president, më pas si kryetar i opozitës dhe së fundi si kryeministër, Berisha ka shkelur vetëm tri herë atje.

n.e/NOA

KOMENTE