Gramsh, 15 qershor NOA - Kreu i LSI, Ilir Meta ka qenë sot në qytetit e Gramshit ku ka prezantuar "Planin për Veprim" të kësaj partie.
Në këtë miting kreu i LSI, Meta shoqërohej nga kandidati kryesues i listës së qarkut të Elbasanit për LSI, Bujar Kllogjri, si dhe nga analisti Artur Zheji, kandidat i LSI në Durrës. "Të gjithë socialistët dhe progresistët në Gramsh dhe në të gjithë Shqipërinë, e dinë shumë mirë se kush ja ka treguar ligjin Sali Berishës, dhe e dinë shumë mirë se kush do ta largojë Sali Berishën në 28 Qershor dhe ky është Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim" u shpreh Meta para banorëve të Gramshit.
"Të jeni të sigurt se e majta dhe progresistët do të bashkohen me 29 qershor, dhe unë do t'i ftoj të gjithë, Ramën, Nanon, Gjinushin, Milon dhe të gjithë për tu bashkuar në një Qeveri për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për të çuar në pension njëherë e përgjithmonë Sali Berishën, për të larguar varfërinë dhe papunësinë nga Gramshi" shtoi më tej kreu i LSI-së. Meta shtoi se LSI është e vetmja forcë politike që sot ka një program të qartë përpara shqiptarëve për t'i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe një program të qartë që garanton punësim të qëndrueshëm për gramshiotët dhe për të gjithë shqiptarët për katër vitet që vijnë.
k.k/NOA